Të lidhur që në Gjermani/ Generda tregon asin nën mëngë me Saimirin: Ai mua do më marrë për nuse…

Generda Braçe, tashmë njëra nga finalistet e spektaklit Love Story, ka treguar emocionet që përjetoi kur mori trëndafilin nga Saimiri.

Ajo u shpreh për programin “Daily Love Story” se është e lumtur që Saimiri ka arritur të shohë vlerat e saj, përveç bukurisë.
Më tej, ajo ka theksuar se nuk shikon sjelljen e konkurrentes së saj Merit, por sjelljen e Saimirit.

E prisje trëndafilin? Deri diku po, sepse siç e thashë, e kam ndjerë vërtet Saimirin në takimin e fundit.
Shpresoja dhe e prisja, nuk e di, ishin pak emocione të përziera.

Çfarë do të thotë për Generdën të jetë në finale? Jam shumë e lumtur, në radhë të pare, për vlerat e mia që edhe Saimirit i kanë arritur, sepse jo vetëm bukuria vlen.
Kjo më bën akoma më të lumtur.

Si e shikon Merin, konkurrenten tënde? Unë nuk shoh vajzat si konkurrente, por shoh se si sillet Saimiri me vajzat.
Meri është shumë vajzë e mirë dhe jam e lumtur që jam edhe me Merin në finale.
Ke një As nën mëngë që do ta përdorësh për finale? Nuk e them këtë.

Be the first to comment on "Të lidhur që në Gjermani/ Generda tregon asin nën mëngë me Saimirin: Ai mua do më marrë për nuse…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*