Të Martuar Prej 30 Vitesh Gru/Aja I Kërkon Diçka Të Shoqit Tek Ardit Gjebrea, Ai Nis E Qan Si Fëmija

Këtë të dielë, bashkëshortët Floresha dhe Bujari ishin pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare”. Ata të dy ndodhen në një konflikt për tokën e tyre. Por Floresha pas 30 vitesh martesë, kërkon divorcin nga bashkëshorti.

“Kemi një hall të madh. Vijmë nga fshati Marinëz, Fier dhe kemi marrë tokë me ligjin 7501. Kemi qenë tre veta dhe na takonte 2800 metër për frymë, por zotërinjtë e komunës na kanë dhënë vetëm 5000 metër katrorë dhe këto na i kanë bërë lëmsh. Ne vëtë paguajmë 5000 metra katrorë, kam 2 libreza të paguara dhe me firmat e atyre.

Para 2-3 ditësh kam paguar edhe vitin 2018. Kam hyrë në një zyrë në komunën e Kumanit, ku në një zyrë thuhet ke 5000 metër zonjë, paguaji dhe në zyrën tjetër thonë ke 3500 metër katrorë. Ne nuk e kuptojmë ku shkojnë këto metrat e tjera dhe këtë duhet të ma shpjegojë topografi i komunës dhe agronomi.

Nga viti 2006-2007 është marrë bashkëshorti deri në vitin 2014, pothuajse çdo muaj shkonte në komunë, shkonte në Fier te Hipoteka dhe thoshte po bëj dokumentet e tokës. Unë, si shtëpiake në fshat, vetëm punoja. Sa herë vinte Bujari e pyesja i bëre dokumentet e tokës, më thoshte po i bëj, po i firmos, por asnjëherë nuk më erdhi dokumenti i rregullt. Di që në vitin 2006-2007 na është marrë një shumë parash, të cilën e shpjegon vetë zotëria. Më sjell një certifikatë që ka 3300 metër katrorë në një vend dhe 1700 në një tjetër, të cilat unë i paguaj. Por kur shkon në Hipotekë në vitin 2014, më vjen një certifikatë tjetër me 3500 metër katrorë tokë dhe këtë nuk e kuptoj fare. Këtë ta shpjegojë Bujari se përse e ka bërë lëmsh tokën!”, shprehet Floresha

Ajo shton se në vitin 2014 tokën ia merr kompania “Bankers”, për të cilën juristja Eni Çobani tregon se përdor tokat e pasura të banorëve të Marinëzës kundrejt një qeraje mujore. Por nëse ulen metrat katrorë, banorët nuk mund të gëzojnë të njëjtën pagesë. Floresha thotë se në Mars të vitit 2014 i lajmëron vjehrri se firma kanadeze u ka prishur tokën, ndaj të shqetësuar shkojnë për t’u përballur me topografin Rakip Azizaj dhe agronomin e komunës.

Bujari shprehet se ka qenë ai që ka ndjekur procedurat e pronësisë së tokës dhe tregon se në vitin 2006 topografi i Hipotekës Gëzimi Azizi i kërkoi para “nën dorë”, të cilat i mori dhe i ndau në 4 pjesë. “Thashë e kalova dhe do bëja letrat e tokës, mirëpo nuk vazhdoi kështu. Në vitin 2007 vjen Gëzimi Azizi dhe Sabaidin Hoxha te babi im për t’i bërë letrat atij dhe vëllezërve të mi, por më thërrasin dhe mua. Më thotë Gëzimi: ‘Ti do i bësh letrat?’ Po i thashë unë, do i bëj. Po ne duam 600 mijë lekë më tha.

Floresha thotë që e ka dëgjuar këtë gjë, por nuk kanë patur para për t’i paguar, pasi kishin paguar studimet e të birit në Tiranë. Ajo shton se kishin shumë presion dhe jo vetëm ata, por të gjithë banorët e Marinzës sepse është bërë lëmsh. “Unë fillimisht kam marrë 8400 metër katrorë dhe e kam mbjellë me grurë, por ajo tokë s’mu hodh fare. E shikon çfarë bënte bashkëshorti? Dhe unë në shtëpi s’duhet të ndihesha fare se kështu funksionojnë gjërat në fshat. Prandaj dhe tani bëhem nevrike me atë se edhe djali i madh më kërkon tokën. Jeton në shtëpi me qera e më kërkon të drejtën e tij”.

Bujari ndërhyn dhe thotë që në Marinëz kush ka dhënë para e ka kthyer tokën me frut, ndërsa të tjerët jo. Ai përlotet në studio, ndaj dhe bashkëshortja shprehet se ka kërkuar të merret me procedurat e dukmenteve, pasi Bujari ndoshta nuk mund ta përballonte dot. “Jemi bërë hallexhinj vetëm prej zotërinjve të komunës dhe Hipotekës së Fierit. Doja ta dëgjonte zoti Rama këtë!”. Juristja Çobani shprehet se Bujari nuk duhet të përlotet në këtë moment, por të ngrejë zërin e të thotë të vërtetën.

Bujari përgjigjet: “Ka humbur durimi tek unë se kam vuajtur gjithë jetën!”. Bashkëshortja e tij tregon se ka shkuar deri në Kryeministri për këtë problem, ku ka komunikuar me Jona Dumën, e cila i ka thënë të marrin një avokat, pasi Bujari ka firmosur dokumentin e pronësisë së tokës, me metrat e hequra.

Be the first to comment on "Të Martuar Prej 30 Vitesh Gru/Aja I Kërkon Diçka Të Shoqit Tek Ardit Gjebrea, Ai Nis E Qan Si Fëmija"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*