Tha se ishte motra e Klodianit në protestë, flet e reja: Më kanë keqkuptuar!Ja cfare tha ajo…


“E kanë keqkuptuar. Kemi pasur shoqëri, jemi lindur në një lagje. Prandaj kam folur si motra e tij. Nuk di se si e kanë marrë njoftimin njerëzit. Kjo deklaratë më ka hapur probleme me familjarët e mi”, tha ajo.

Bukuroshja tregoi se nuk ka folur me familjarët e Klodian Rashës, por u kërkoi falje publikisht në lidhje me keqkuptimin që është bërë me deklaratën e saj.

Ndërsa e pyetur pse i ra të fikët, ajo u shpreh se e kanë goditur në bark dhe në shpinë. “Nuk e di se kush më goditi, nuk ua di emrat”, tha ajo.

Mbrëmë, ajo mbante në dorë edhe flamurin shqiptar, duke treguar se është simbolikë e gjakut të derdhur nga “i vëllai”.

“Kam qenë në Itali dhe jam nisur për ngjarjen. Familja ime kërkon të drejtën, për çfarë është vrarë vëllai im. Vëllai e blinte paketën rreth 20 minuta në këmbë. Probleme nuk ka patur, ai ka qenë djalë i mirë, i rregullt. Ishte i fejuar dhe sivjet prisnim ta martonin, – tha ajo gjatë protestës, para se të zbulohej cila ishte në të vërtetë. – E takova para gjashtë muajsh. Kur erdha nuk e takova të gjallë, e takova në arkivol. Dua të drejtën e vëllait tim. S’ka patur faj fare, për çfarë e kanë qëlluar. Duhet të qëllonin në ajër, jo në zemër. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur”, – u shpreh ajo gjatë protestës.

Be the first to comment on "Tha se ishte motra e Klodianit në protestë, flet e reja: Më kanë keqkuptuar!Ja cfare tha ajo…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*