Thonë që do ndahet nga gruaja/ Aktori me origjinë shqiptare ua mbyll gojën të gjithëve: Jemi të lumtur…


Burak Ozçivit, i njohur ndryshe në Shqipëri si ‘Osmani’ bashkë më bashkëshorten e tij Fahriye, kanë qenë së fundmi në fokus të mediave dhe ndjekësve në lidhje me martesën e tyre.

Burak Ozcivit: Tv Series, Biography, Height – Turkish Drama

Të shumta ishin dyshimet se mes çiftit egzistojnë probleme dhe se ato po shkojnë drejt ndarjes . Mirëpo, mesa duket këto janë hedhur poshtë pasi Burak dhe Fahriye duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Pas lajmeve në media, Burak ka reaguar duke postuar në Instagram një video ku shfaqet me Fahriyen dhe djalin e tyre Karan teksa argëtohen në oborrin e shtëpisë.

Familja shfaqet e qeshur dhe krah videos Burak shkruan: “Kjo është gjendja në shtëpinë tonë”, duke treguar kështu se martesa e tyre po shkon më së miri. Kujtojmë se çifti është prind i një djali.

Be the first to comment on "Thonë që do ndahet nga gruaja/ Aktori me origjinë shqiptare ua mbyll gojën të gjithëve: Jemi të lumtur…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*