Tra gjike / Ndërroi jetë nëna e 2 fëmijëve në duar të mjekëve


Një ngjarje e rë ndë ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë ku një 39-vjeçare ka ndërruar je të ndërsa kishte shkuar për një trajtim mjekësor në një klinikë private.

Policia deklaron zyrtarisht se ka nisur procedimi penal për mjekun dhe një infermiere të klinikës, ndërsa pritet autopsia për të zbuluar shkakun e vde.kjes së gruas së re, nënë e dy fëmijëve.

NJOFTIMI I POL ICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
I. B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.
Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xhensila Duka, 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vd.ekjen në këtë klinikë.
Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Be the first to comment on "Tra gjike / Ndërroi jetë nëna e 2 fëmijëve në duar të mjekëve"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*