“U ndava nga burri”, gazetarja Erjona Rusi: Prej 6 muajsh jam në lidhje me Florin (VIDEO)

Erjona Rusi dhe Flori Gjini, dy moderatorët e emisionit Shqipëria LIVE në Top Channel, kanë ‘tronditur’ sot ndjekësit e tyre me një deklaratë ‘bombë’.

Përmes një video të shkurtër ne Instagram, dyshja tregoi “një të vërtetë që prej muajsh i brente nga brenda” dhe që kishin vendosur ta ndanin edhe me ndjekësit e tyre.

“Unë dhe Flori gati prej 6 muajsh jemi në një lidhje”, thotë Erjona, ndërsa kolegu i ledhaton krahun.

Moderatorja vazhdon më tej duke thënë se “prej një viti është ndarë nga burri dhe se produksioni e ka ditur këtë gjë”.

Deri në këto momente, për shkak të seriozitetit dhe intonacionit, u duk se çdo gjë ishte e vërtetë, por më pas dy moderatorët i tradhton fytyra.

Mbase duke ironizuar Andin dhe Tean, për akuzat e tyre të pavërteta ndaj autorëve të Për’puthen, Flori vijon më tej duke thënë se “nuk mundeshim dot që të flisnim, sepse ajo kontratë na ka bllokuar shumë…”.

Në këtë moment, ata nuk i mbajnë dot të qeshurat, sepse sigurisht që ishte një shaka e tyre. Ata as nuk janë bashkë dhe as nuk do jenë kurrë bashkë.

Ishte thjesht një lojë./ Gazeta SHQIP

Be the first to comment on "“U ndava nga burri”, gazetarja Erjona Rusi: Prej 6 muajsh jam në lidhje me Florin (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*