U përputh me Andin/ Shqipja nxjerr foton: Tea duke dalë nga hoteli me ish-konkurrentin e Për’puthen?

Ditën e djeshme, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj deklaroi se Tea ishte në një lidhje me Beartin dhe se marrëdhënia e saj me Andin është e shtirur.

Më vonë, Shqipja ka publikuar një foto ku pretendonte se janë Tea dhe Bearti duke dalë nga një hotel.
Ajo e ka fshirë foton, por është ruajtur nga “Kryefjala.com”.

Dy personat nuk janë fotografuar me fytyrë, prandaj nuk mund të thuhet me siguri nëse janë vërtetë ata.
Ngjashmëria e vetme është te xhupat e tyre, të cilët dyshja i kanë veshur dhe më parë.

Megjithatë, edhe nëse janë Tea dhe Bearti nuk dihet nëse kanë dalë nga hoteli apo thjesht kanë qenë kaluar rrugës.
Tea doli sot nga “Përputhen” me Andin, për ta vazhduar njohjen jashtë.


Be the first to comment on "U përputh me Andin/ Shqipja nxjerr foton: Tea duke dalë nga hoteli me ish-konkurrentin e Për’puthen?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*