U zhduk nga skena dhe rrjetet sociale, Ronela Hajati flet për periudhën e vështirë që ka kaluar.


Prej disa kohësh Ronela Hajati nuk është më aktive në muzikë e as në rrjetet sociale, siç ka qenë më parë. Këngëtarja duket se ka marrë një kohë pauze për të reflektuar, pas një periudhe të vështirë për të. Përmes një Instagram Story, ajo ka folur rreth këtyre muajve që s’kanë qenë aspak të lehtë për të.

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista, apo rrjete sociale… Në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime. Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020-a ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt. Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur… Shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok. E vetmja gjë shpërqendruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bën çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (“Rron” – 2021)”, -ka shkruar Ronela.

Be the first to comment on "U zhduk nga skena dhe rrjetet sociale, Ronela Hajati flet për periudhën e vështirë që ka kaluar."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*