Urimin për ditëlindjen të Agron Llakajt për të bijën duhet ta lexojnë të gjithë baballarët që kanë vajza(të paktën)


E bija festoi 35-vjetorin dhe nga i ati nuk mund të kishte një mesazh më të bukur e më të ndjerë.

Aktori i njohur i humorit, sapo ka trokitur data 22, ka nxituar që ta ndajë me të gjithë urimin për të bijën duke kujtuar momentin kur e pa për herë të parë dhe, gjithashtu, ndryshe nga shumë baballarë të tjerë shqiptarë, gëzimin e madh kur mësoi se ishte vajzë.

Mesazhi i tij emocionues, pa dyshim, duhet lexuar nga të gjithë baballarët, por sidomos ata që u gëzohen vajzave: sepse vajzat janë të baballarëve.

Bija ime Alkida…. përpara 35-vjetësh, kur ti erdhe në jetën tonë, mami të nxori në dritaren e maternitetit dhe me lot në sy, më tha se ti nuk ishe djalë, por vajzë. Nuk të gënjej që u gëzova pa masë dhe mezi po prisja momentin të të kisha në duart e mia, e kur të pata në duar, jeta ime mori kuptim dhe ti ishe bota ime.

Sa e bukur! Dhe sot ti, 35 vjet… Sa pak, por dhe sa shumë, e tani s’të kam vetëm bijën time, por të kam dhe shoqe, të kam një këshilltare të vyer, por dhe një xhevahir, se më ke sjellë në jetën time Adean, është dhurata më e bukur që më ke bërë. Le t’i falënderohemi Zotit për çdo ditë dhe çdo vit që jemi dhe gëzojmë e festojmë bashkë.

Gëzuar, bija ime Alkida! Siç ta kam thënë para 35-vjetësh, sërish ta përsërit: edhe pse me syze dhe thinja tashmë….”Të dua sa qielli e sa toka.”

Nuk jam xheloz që ke më shumë shoqe mamin. Të kam zemër, deri në frymën e fundit! Edhe 100 plot shëndet dhe realizime ëndrrash!

Be the first to comment on "Urimin për ditëlindjen të Agron Llakajt për të bijën duhet ta lexojnë të gjithë baballarët që kanë vajza(të paktën)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*