Vaçja me zë të madh/ Gruaja e shkëlqyer e skenës shqiptare, na mungon shumë…


Vaçe Zela lindi më 7 prill 1939, në qytetin e vogël të Lushnjës.
Padyshim mund të themi se ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare.

Vaçe Zela – Rrjedh në këngë e ligjërime – YouTube

Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës.

Me këngën Fëmija i parë, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj.
Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë kohës komuniste dhe iu dha titulli ‘Artist i Merituar’ në vitin 1973 dhe ‘Artist i Popullit’ në vitin 1977.

Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me arsyen:
“Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”. U nda nga jeta më 6 shkurt 2

Be the first to comment on "Vaçja me zë të madh/ Gruaja e shkëlqyer e skenës shqiptare, na mungon shumë…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*