Vajza e Monika Kryemadhit, Era feston datëlindjen, ajo i kërkon falje: S’jam pranë teje se kam detyrime ndaj shqiptarëve…


Era, vajza e presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi feston sot përvjetorin e lindjes. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kryemadhi i ka uruar ditëlindjen duke i kërkuar falje që nuk është pranë saj në këtë ditë të veçantë.

Kryemadhi shkruan se nuk është sot krah fëmijëve të saj sepse detyrimet ndaj njerëzve që i përkrahin janë shumë të mëdha.

“Era ime! Ky vit filloi me vështirësi të madhe për punën time dhe ndonjëherë më bën mua të pavëmendshme për gjëra shumë të rëndësishme, për ty Era ime. Por nuk mund ta filloja ditën sot sepse një gjë ishte në zemrën time që më shtrëngonte, dhe kuptova që mungesa e puthjes dhe perqafimit tënd ishte dhi mbja më e madhe për mua.

Nuk jam sot me ty, Borën dhe Besin në shtëpi, sepse detyrimet e mia ndaj njerëzve që na përkrahin në sfidat që kemi janë shumë të mëdha, por Era, un të dua shumë por shumë shumë dhe të uroj mami edhe vite të tjera. Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat zemra ime.

Be the first to comment on "Vajza e Monika Kryemadhit, Era feston datëlindjen, ajo i kërkon falje: S’jam pranë teje se kam detyrime ndaj shqiptarëve…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*