VDES AKTORI SHQIPTAR GULJELM RADOJA

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare aktori shqiptar, Guljelm Rajoda, i cili ishte i infektuar me COVID-19, njofton cc24News.com

Lajmin e ka konfirmuar djali i tij Red Radoja, i cili diten që lamë pasë në një postim në rrjetet sociale ka shkruar: “Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël…”

Sipas autoriteteve shëndetësore, dy ditë më parë Radoja ka qenë në intubim.

Artisti ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend.

Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te, “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”/cc24News.com

Be the first to comment on "VDES AKTORI SHQIPTAR GULJELM RADOJA"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*