VIDEO/Dëshironi të vërtetoni nëse mjalti që keni blerë është natyral, ja çfarë duhet të bëni

VIDEO/Dëshironi të vërtetoni nëse mjalti që keni blerë është natyral, ja çfarë duhet të bëni

Nëse dëshironi të merrni përfitime nga mjalti, duhet të shihni cilësinë e tij.
Ka disa teste dhe eksperimente të thjeshta që mund të kryhen në shtëpi për të verifikuar se mjalti që keni blerë është me të vërtetë natyral.

Një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar këtë është eksperimenti me ujë. Shtoni një lugë mjaltë në një gotë me ujë.

Nëse është mjalti i falsifikuar apo artificial, ai do të shkrihet në ujë dhe do ta shihni përreth gotës.

Ndërsa nëse është mjalti i pastër dhe organik, ai do të qëndrojë në fund të gotës.

Pra, keni parasysh këtë mënyrë kur blini mjaltë dhe mos hezitoni ta provoni këtë eksperiment për ta testuar pastërtinë e këtij produkti të shëndetshëm!/ Shqiptarja.com

Be the first to comment on "VIDEO/Dëshironi të vërtetoni nëse mjalti që keni blerë është natyral, ja çfarë duhet të bëni"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*