VIDEO/ Udhëtimi i fundit i çiftit që ishin nisur për te vajza, banori i zonës: I binin xhamit, donin të dilnin, kur erdha unë…

Ndue dhe Pashkë Preçi, nga fshati Shtyllas janë viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në Fier.

Ndue dhe Pashkë Preçi, nga fshati Shtyllas janë viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në Fier.

Burimet thanë për Panorama se çifti ishte duke shkuar tek vajza e tyre në fshatin Qarr.

Ndërkaq, një banor i zonës i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes pak momente pas aksidentit, është shprehur për mediat se burrë e grua janë parë duke qëlluar me grusht tek xhami i makinës në tentativë për të shpëtuar.

“Aksidentin nuk e pashë. Mua më mori në telefon një Bujar Troka këtu. Hajde me sekonda tha se eshte mbytur nje makine. Sic ndez zetorin unë vij brenda 10 minutash këtu. Ku është makina? Ka rënë brenda në ujë me tha nje Haki. Po personat ku janë? Janë brenda tha ai. Ne kete kohe marr papagallin e zetorit, godas xhamin e pasem, i nxjerr personat i vë litarin makinës dhe i nxjerrim lart pastaj. Personat ishin mbytur. Ai që ishte këtu po shikonte që ata donin të dilnim nga xhami i pasëm. Po i binin xhamit tha ai. I thashe pse nuk morre nje gure qe ta thyeje. Shikoje vete si eshte rruga, vijnë që nga rruga e direkt në greminë. Asnjë tabelë asnjë gjë. Kanë ndodhur aksidente të tjera. Thonë që këta që vdiqën janë nga Shtyllasi. Mund të kenë ngatërruar rrugën”, tha banori.

Be the first to comment on "VIDEO/ Udhëtimi i fundit i çiftit që ishin nisur për te vajza, banori i zonës: I binin xhamit, donin të dilnin, kur erdha unë…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*