Xhaxhai i Arjan Salës prek në zemër me rrëfimin/ Nipi donte një fëmijë tjetër, tani na la dhe djalin e vogël jetim


Në kujtim të Arjan Salës, i cili hu mbi je tën pasi shpëtoi 25 persona në zjarrin e qendrës tregtare, xhaxhai flet për jetën e tij përtej punës.

Xhaxhai tregon se Arjan Sala ishte i vetmi që punonte dhe mbante ekonomikisht familjen. Ai thotë se ka rritur Arjanin, sepse prindërit e tij punonin dhe ishte shumë i afërt me të. Në “Shqipëria live”, tregon më shumë për djalin, që preku të gjithë shqiptarët.

“Kishte qejf futbollin, stolitë us ht arake, ishte i dhënë tej mase. Kishte shumë qejf t’i mblidhte. Edhe në puna kishte lidhje me pasionin për us h trinë. Ka ndërruar disa kompani sigurimesh dhe kudo ku punonte, e respektonin të gjithë. Te qendra tregtare, kishte 5 vite që punonte. Drejtuesi i kompanisë thoshte kemi zënë rehat, se më parë kishte shumë probleme, por Arjani dinte t’i menaxhonte të gjitha”.

Ai tregon telefonatën e fundit me Arjanin. “Më tha xhaxha hajde, pse s’ke ardhur. Çdo fundjave e takonim me patjetër, shkonim te ‘Casa Italia’.

Xhxhai thotë, se sot, është krenar për nipin. “Kisha raport të veçantë me nipat, mundohem të jem shok me ta, doja të ndihesha si i ri me ta. Futesha me shokët e Arjanit, më prezantonte me mburrje. Unë sot, jam krenar për të”.

Arjani ishte babi i një fëmije 4 vjeç dhe sipas xhaxhit “donte fëmijë të tjerë por priste që të sistemohej më mirë…”

Be the first to comment on "Xhaxhai i Arjan Salës prek në zemër me rrëfimin/ Nipi donte një fëmijë tjetër, tani na la dhe djalin e vogël jetim"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*