Zi në familjen e Arbana Osmanit/ Humb jetën njeriu shumë i dashur për të: Do më mungosh shumë…

Sot është një ditë shumë e trishtë për moderatoren e dashur nga publiku, Arbana Osmani. Ajo ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur gjyshin e saj.

Krahas një fotoje ku shihet me gjyshin e gjyshen e ndjerë, Arbana ka dhënë lajmin e hidhur duke e shoqëruar me fjalët prekëse: “Ma puth fort Nanën, o gjysh! Ah, sa do më marrë malli për ju”.

Kujtojmë që në shkurt të vitit që lamë pas, moderatorja humbi gjyshen e saj. Në atë kohë, ajo postoi një foto ku u shfaqën të dyja të buzëqeshura.

“Sa shpirt të kam! Mirupafshim atje lart”, shkruante Osmani.

Be the first to comment on "Zi në familjen e Arbana Osmanit/ Humb jetën njeriu shumë i dashur për të: Do më mungosh shumë…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*