Zi në familjen e të madhit Muharrem Hoxha/ Aktori që e duam shumë ka humbur gruan nga Covid-19

Mësohet se edhe mjeshtri i madh humorit shqiptar Muharrem Hoxha, ka humbur bashkëshorten e tij për shkak të Covid-19.

Jalldiz Hoxha, bashkëshortja e humoristit durrsak, Muharrem Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pasi humbi bet ejën me COVID-19.

Jalldiz Hoxha u nda nga jeta ditën e djeshme në qytetin e Pogradecit, aty ku edhe çifti jetonte për të shman gur Covidin.

Aktori i njohur ishte shpërngulur me bashkëshorten në qytetin e Pogradecit që prej fillimit të pandemisë. Fatkeqësisht bashkëshortja e aktorit aq të dashur për publikun shqiptar nuk ia ka dalë të f itojë bet ejën me virusin. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Be the first to comment on "Zi në familjen e të madhit Muharrem Hoxha/ Aktori që e duam shumë ka humbur gruan nga Covid-19"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*