Zonja Merkel në zi/ Humb jetën njeriu i afërt i saj…!


Deputetja e partisë së kancelares Angela Merkel po kthehej nga Kuba, kur avioni i detyrua të bënte ulje emer gjence në Irlandë.

Por grupet e emergjencës nuk arritën dot të shpëtonin 53 vjeçaren Karin Strenz, e cila po kthehej nga Kuba me bashkëshortin e saj, njoftoi Eckhardt Rehberg, edhe ai deputet i Unionit Kristian-Demokrat i qendrës së djathtë.

Ai shtoi se nuk është ende i qartë shk aku i v de.kj.es dhe as arsyeja e vizitës së deputetes në Kubë.

Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman Bundestag, tha sot se e ndjera nuk po udhëtonte në funksion të detyrave zyrtare parlamentare.

Prokurorët e qytetit të Schwerin thanë se kanë nisur hetimet për shk akun e vde k jes dhe do të kërkojnë asistencë nga Irlanda, ku po kryhet dhe aut opsia.

Strenz kishte qenë anëtare e parlamentit gjerman që prej vitit 2009, si përfaqësuese e shtetit verilindor Mecklenburg-Western Pomerania.

Ajo nuk planifikonte rizgjedhjen në fushatën e 26 shtatorit. Vitin e kaluar emri i saj u lakua në hetimet e prokurorëve për transferta të dyshueshme parash nga Azerbaixhani.

Lajme
– By cc24News.com

Be the first to comment on "Zonja Merkel në zi/ Humb jetën njeriu i afërt i saj…!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*